Futboll

Howe shpreson që ta fitojë trofeun e parë me Newcastlen

Eddie Howe

Anglezi Eddie Howe është trajner i skuadrës së Newcastle Unitedit nga viti 2021. 

Por deri më tani nuk ka arritur ndonjë sukses madhor. 

Newcastle të mërkurën nga ora 20:45 do të luajë ndaj Brentfordit në çerekfinale të EFL Cup. 

Howe të martën në konferencë për shtyp ka thënë se dëshiron që me Newcastlen të arrijnë diçka të veçantë. 

“Ne duam të arrijmë diçka të veçantë. Por fitimi i këtyre garave është i vështirë. Fokusi ynë i vetëm është te Brentfordi dhe shpresojmë që të fitojmë këtë ndeshje. Ne duhet të tregojmë se sa e rëndësishme është kjo lojë për ne”, ka thënë Howe. 

Newcastle këtë edicion në Premier League nuk ka pasur rezultate pozitive. 

Nga 16 ndeshjet e zhvilluara ka gjashtë fitore, pesë barazime dhe pesë humbje. 

Ka 23 pikë dhe është në vendin e 12-të në tabelë. 

Newcastle ndeshjen e ardhshme në elitën e futbollit anglez e ka të shtunën nga ora 16:00 me Ipswich Townin.