Përfaqësuesja e Holandës në futboll e ka fituar thellë 4:0 ndeshjen miqësore ndaj Kanadasë të enjten mbrëma.
Katër golat e fitores holandezët i shënuan në pjesën e dytë.
Golin e parë e shënoi Memphis Depay në minutën e 50-të.
Shtatë minuta më vonë Jeremie Frimpong shënoi për 2:0, ndërsa në minutën e 63-të për 3:0 golashënues ishte Wout Wehhorst.
Virgil van Dijk shënoi golin e katërt për fitoren 4:0.