Rasmus Hojlund festoi si Cristiano Ronaldo të enjten mbrëma pasi hyri në lojë nga banka rezervë dhe e shënoi golin e fitores për Danimarkën ndaj Portugalisë.
Sulmuesi i Manchester Unitedit ishte i qetë para portës kur u asistua nga Andreas Skov Olsen, dhe ia siguroi Danimarkës fitoren në çerekfinalen e parë të Ligës së Kombeve.
“Nuk ishte për ta tallur atë. Gjithmonë kam thënë se ai ka pasur rëndësi të madhe për mua dhe karrierën time në futboll. Po luajë kundër futbollistit më të mirë në botë, idhullit tim, dhe të shënosh e të bëhesh fitues i ndeshjes, nuk mund të shkonte më mirë. Të shënosh ndaj tij dhe Portugalisë është gjë e madhe. Kam shkuar për ta parë atë në vitin 2009 dhe shënoi nga gjuajtja e lirë. Që nga ajo kohë jam fans i tij”, ka thënë Hojlund për “TV2” pas ndeshjes.
Goli i Hojlundit në minutën e 78-të ishte i vetmi në fitoren e Danimarkës ndaj Portugalisë.
Skuadra që eliminohet do t’i bashkohet Skocisë, Greqisë dhe Bjellorusisë në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.