Futboll

Hoffenheimi planifikon ta mbajë Asllanin

Fisnik Asllani

Të dy janë të lindur në Berlin. Të dy janë shumë të suksesshëm dhe që të dy janë të huazuar nga Hoffenheimi tek Elversbergu.

Njësoj si Fisnik Asllani, ashtu edhe Muhammed Damar është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Por, Hoffenheimi po synon që t’ua vazhdojë kontratën që të dyve në verë.

Fisnik Asllani aktualisht është njëri prej sulmuesve më të suksesshëm në Bundesliga 2.

Sulmuesi i Kosovës i ka 14 gola të realizuar e gjashtë asistime, dhe është prej lojtarëve më meritor për sukseset e Elversbergut.

Hoffenheimi para pesë vjetësh e kishte transferuar Asllanin 22-vjeçar nga të rinjtë e Union Berlinit. Kishte luajtur 10 ndeshje për ekipin e parë të Hoffenheimit.

Në vitin 2023, Asllani ishte i huazuar tek Austria Vjena, ku i kishte shënuar pesë gola në 21 paraqitje.

Elversbergu në vendin e gjashtë ka 44 pikë pas 28 ndeshjeve, dhe është vetëm dy pikë larg vendit të tretë, Magdeburgut, që është vendi i plejofit për promovim në Bundesligën gjermane.