Futboll

Hoffenheimi fiton ndeshjen dramatike ndaj Leipzigut

Hoffenheim

Pas paraqitjes së mirë në pjesën e dytë, Hoffenheimi ka arritur që ta mposhtë Leipzigun me rezultatin 4:3. Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 11-të të elitës së futbollit gjerman. 

Hoffenheimi i shënoi tre gola në pjesën e dytë për fitoren e madhe 4:3. 

Adam Hlozek i shënoi dy gola ndërsa nga një gol e realizuan Tom Bischof dhe Jacob Bruun Larsen. 

Willi Orban dhe Antonio Nusa i realizuan dy golat e parë të Leipzigut. 

Goli i tretë i Leipzigut ishte autogol nga Stanley Nsoki. 

Te Hoffenheimi sulmuesi Mërgim Berisha u paraqit nga minuta e 61-të. 

Leipzigu ka 21 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. 

Hoffenheimi ka 12 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.