Futboll

Historiku i “golave olimpik”

Historiku i “golave olimpik”

Kristjan Asllani e shënoi golin e parë të edicionit kundër Udineses dhe këtë e bëri në mënyrë spektakolare. 

Ai e futi topin në rrjetë direkt nga goditja e këndit. 

VIDEO:

Trajektorja ishte e përkryer dhe topi përfundoi në rrjetë pa ndonjë devijim. 
Ishte edhe goli që e vendosi ndeshjen që përfundoi me rezultatin 2:0. 

Kjo mënyrë e shënimit të golit njihet ndryshe si “gol olimpik”, dhe për herë të parë është shënuar në vitin 1924. 

FIFA posa kishte njoftuar se gola mund të shënohen edhe nga kornerët. 
Pak muaj më vonë, Cesareo Onzari i Argjentinës, arriti që të shënonte në mënyrë të tillë në miqësoren kundër Uruguait. 

Uruguai në atë kohë ishte kampion olimpik në fuqi, dhe goli që nga ajo kohë njihet si “Olimpico”. 
Para Asllanit, gola të tillë sa ishin pjesë e skuadrës së Interit kanë shënuar edhe lojtarë si Dejan Stankoviq, Alvaro Recoba, Christian Eriksen e Hakan Calhanoglu. 

Stankoviqi e kishte shënuar golin e parë për “nerazzurrët” më 21 shkurt të vitit 2004, në derbin ndaj Milanit. 

Pas tij, Alvaro Recoba realizoi në “Giuseppe Meazza” në ndeshje Inter – Empoli, më 29 prill të vitit 2007. Për të ishte goli i fundit me Interin. 

E majta e tij magjike bëri që të shënonte gol në fitoren 3:1, në ditën kur Interi e festoi titullin e 15-të. 
Në qershor të vitit 2020, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Napolit, Eriksen arriti që të shënonte gol në portën e Davide Ospinas në barazimin 1:1. 

Njësoj kishte shënuar edhe Hakan Calhanoglu në “Stadio Olimpico” kundër Romës, më 4 dhjetor të vitit 2021, në fitoren 3:0.