Klubi nga Ulqini, Otranti, për herë të parë në histori ka siguruar ngjitjen në Superligën e Malit të Zi.
Të martën, Otranti barazoi 2:2 në udhëtim te Mladost DG në ndeshjen e kthimit të barazhit.
Ndeshjen e parë, Otranti e kishte fituar 1:0.
Otranti, i themeluar në vitin 1921, bëhet klubi i dytë shqiptar që do të luajë në Superligën malaziase.
Deçiçi i Tuzit sivjet për herë të parë u shpall kampion në Mal të Zi.