Futboll

Hernandezi mund të largohet nga Milani

Milan

Milani dëshiron që ta vazhdojë kontratën me Theo Hernandezin, por në të njëjtën kohë do t’i shqyrtojë ofertat e Bayern Munichut dhe disa skuadrave nga Premier League angleze.

Hernandez vlerësohet si një prej mbrojtësve më të mirë të krahut të majtë aktualisht.

Ai ka realizuar 29 gola dhe 38 asistime në 205 paraqitje për “rossonerët”.

Kontrata aktuale e francezit skadon në qershor të vitit 2026.

“Corriere dello Sport” ka shkruar të mërkurën se Milani po planifikon t’i ofrojë atij kontratë të re trevjeçare, ndërsa futbollisti do të përfitonte nga 4.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, bavarezët synojnë që t’i ofrojnë atij pagë vjetore prej 8 deri në 10 milionë euro në edicion.

Hernandez u transferua te Milani nga Real Madridi për 22.8 milionë euro në vitin 2019, ndërsa tani për shërbimet e tij kërkon afër 100 milionë euro.