Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, e ka zbuluar dëshirën e trajnerit Zinedine Zidane.
Henry ka deklaruar se Zidane dëshiron që ta drejtojë Përfaqësuesen e Francës.
Kohët e fundit është raportuar se Zidane mund ta zëvendësoj Erik ten Hagun te skuadra e Manchester Unitedit. Por dëshira e ikonës Zidane është ta udhëheqë Francën.
“Zidane ka pritur shumë. Ai ka qenë i lidhur me shumë klube. Por unë nuk mendoj se Zidane do të bëhet trajner i ndonjë ekipi. Mendoj se Zidane është duke pritur vetëm për një gjë dhe ajo është përfaqësuesja e Francës”, ka thënë Henry, shkruan të hënën “The Mirror”.
51-vjeçari Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër prej vitit 2021. Së fundmi ka udhëhequr skuadrën e Real Madridit.
Zidane me gjigantin spanjoll ka fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve, ndërsa ka fituar edhe trofeun e Superkupës së Evropës dhe Kupën e Botës për klube. Titullin në La Liga e fitoi dy herë dhe e ka një Superkupë të fituar po ashtu.