Skuadra e Malishevës është ndalur në barazim të dielën nga Feronikeli 74. Malisheva dhe Feronikeli 74 barazuan pa gola në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva kishte mundësinë që të kalonte në epërsi në minutën e gjashtë ndaj Feronikelit 74 por sulmuesi Drilon Hazrollaj humbi penallti. Të dyja skuadrat kishin disa raste për gol por që në fund nuk arritën t’i konkretizonin.
Malisheva pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 41 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Ballkani e mban pozitën e dytë me dy pikë më shumë.
Lidere është Drita me 54 pikë. Feronikeli 74 është në pozitën e fundit me 14 pikë.
Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Rexhep Rexhepi”
Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Feronikeli 74 – Malisheva.
Malisheva kishte mundësinë që të kalonte në epërsi në minutën e gjashtë por sulmuesi Drilon Hazrollaj humbi penallti.
Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Hazrollaj humb penallti
Drilon Hazrollaj e ka lëshuar mundësinë që ta kalonte në epërsi Malishevën ndaj Feronikelit 74.
Hazrollaj humbi penallti në minutën e gjashtë.
Kjo ndeshje i takon javës së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.