Pas “hat-trickut” në mesjavë në Ligën e Kampionëve, Ousmane Dembele realizoi tjetër tregolësh.
Të shtunën mbrëma në kuadër të xhiros së 20-të të Ligue 1, sulmuesi francez dha kontribut të madh në fitoren e Paris Saint-Germainit ndaj Brestit në udhëtim.
Skuadrën që për kundërshtare do ta ketë edhe në Champions, PSG-ja e mposhti 5:2.
Dembele i realizoi tre golat e parë për Parisin në minutën e 29-të, 56-të dhe 62-të.
Ndërsa dy golat e tjerë i shënoi Gonçalo Ramos në minutën e 89-të dhe 97-të.
Për vendësit golat i shënuan Romain Del Castillo në minutën e 50-të dhe Ludovic Ajorque në minutën e 71-të.
Parisi ende nuk di për humbje këtë edicion në elitën e futbollit francez.
Është lider me 50 pikë.
Bresti ka 28 pikë në mesin e tabelës.