Robert Lewandowski e ka shënuar “hat-trickun” e katërt më të shpejtë në një ndeshje të La Ligas, pas Samuel Eto’os, Justo Tejadas dhe Lionel Messit.
Lewandowski të dielën realizoi tri herë brenda 32 minutash, në fitoren e thellë 3:0 të Barcelonës në udhëtim tek Alavesi.
Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të La Ligas spanjolle.
Lewandowski dy golat e parë në minutën e shtatë dhe të 22-të, i shënoi me asistim të Raphinhas. Ndërkohë, Eric Garcia ishte asistues i golit të tretë në minutën e 32-të.
Barcelona pas kësaj fitoreje ka 24 pikë në vendin e parë në tabelë.
Me këtë numër të pikëve pas nëntë xhirove, Barcelona e kishte fituar tri herë titullin nga gjashtë sezone.
Alavesi mbetet me 10 pikë në nëntë ndeshje.