Futboll

“Hat-trick” i Fodenit në fitoren e Cityt

Foden

Manchester City nuk ka gabuar përballë Aston Villas dhe e ka fituar thellë duelin e xhiros së 31-të të Premier Leagues angleze. 

City fitoi 4:1 të mërkurën mbrëma, ndërsa ka shkëlqyer Phil Foden. 

Rodri e hapi serinë e golave në minutën e 11-të, kurse Jhon Duran i barazoi shifrat në minutën e 20-të.

Foden më pas shënoi për 2:1 në pjesën e parë, dhe i shtoi edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë. 

Me këtë fitore, City vazhdon garën e fortë për titull në Angli. 

Ka 67 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli në vendin e dytë me një ndeshje më pak të luajtur. 

Lider është Arsenali me 68 pikë.