Erdin Hasani është trajner i ri i Flamurtarit të Prishtinës. Klubi kuqezi të enjten e zyrtarizoi Hashanin në krye të shtabit teknik. Kontrata është e vlefshme deri në fund të edicionit.
Flamurtari ka humbur gjashtë ndeshjet e para në Ligën e Parë dhe u nda me trajnerin Faruk Statovci.
Hashani ka përvojë në Ligën e Parë, ndërsa si futbollist ka luajtur në skuadra të shumta në Kosovë e po ashtu në Shqipëri.