Futboll

Hasan Hyseni, më i miri i xhiros

Hasan Hyseni - lojtar i javes

Sulmuesi i Prishtinës, Hasan Hyseni, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Hyseni e shënoi golin e fitores 1:0 ndaj Malishevës, të dielën. Ai shënoi gol të bukur për tri pikë të Prishtinës.

Vlerësimin e bëri një komision i veteranëve të futbollit, i përzgjedhur nga FFK-ja.

“Faleminderit për këtë çmim. Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”, ka theksuar Hyseni.

Ai është prej lojtarëve më të mirë të Prishtinës.