Futboll

Hansi Flick suspendohet për dy ndeshje

Hansi Flick

Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është suspenduar për dy ndeshje të kampionatit spanjoll.

Vendimi u mor të mërkurën nga Disiplinori i ligës spanjolle, pasi gjermani shpërtheu në ndeshjen e së shtunës  ndaj Betisit. 

Flick është dënuar për disa shkelje që i bëri gjatë reagimeve ndaj vendimit të arbitrit.

Barcelona pritet ta apelojë vendimin.