Hajduku i Splitit sërish ka bërë hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit kroat.
Xhiron e kaluar, Hajduku barazoi 1:1 me Lokomotivën e Zagrebit.
Të premten mbrëma, Hajduku sërish është ndalur në barazim.
Hajduku në kuadër të javës së 30-të barazoi 1:1 në udhëtim te Varazhdini.
Vendësit kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Matej Vuk në minutën e 42-të.
Marko Livaja i barazoi shifrat në të mirë të Hajdukut në minutën e 49-të.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Skuadra që drejtohet nga Gennaro Gattusi nga minuta e 17-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi mbrojtësi Ismael Diallo u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Për Hajdukun ky ishte barazimi i dytë rresht në ligë.
Varazhdini është në pozitën e pestë me 38 pikë.
Hajduku ka 56 pikë në vendin e parë.
56 pikë i ka edhe Rijeka që është lidere por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.