Futboll

Hajduku barazon dhe bie në vendin e dytë

Hajduku

Vazhdon gara shumë e fortë për titull të kampionit në Kroaci.

Hajduku i Splitit të dielën mbrëma barazoi 1:1 me Lokomotivën e Zagrebit në xhiron e 29-të. Pasi lëshoi pikë, Hajduku ra në vendin e dytë me 55 pikë. Lidere e re është Rijeka me 56 pikë.

Lokomotiva renditet e shtata me 33 pikë. Dinamo ka mbetur prapa në garën për titull. Renditet e treta me 49 pikë. Deri në fund janë edhe shtatë xhiro.

Lokomotiva kaloi në epërsi 1:0 në “Polud” në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Ndërkohë Hajduku golin e barazimi 1:1 e shënoi në minutën e tetë shtesë. Aleksandar Trajkovski shënoi me asistim të Marko Livajas.

Art Smakaj e Feta Fetai startuan te Lokomotiva.