Albian Hajdari është njëri prej lojtarëve kryesor te Lugano e elitës së futbollit zviceran.
Paraqitjet e mira kanë bërë që qendërmbrojtësi të jetë kandidat edhe për ftesë në Përfaqësuesen e Zvicrës.
Por, ai nuk pritet të jetë për kohë të gjatë pjesë e Superligës së Zvicrës.
Lugano në kampionatin helvetik prinë në tabelë me 32 pikë pas 19 ndeshjeve, me një pikë më shumë se Baseli e Lausanne.
21-vjeçari Hajdari ka kontribuuar me një gol në 13 paraqitje në Superligë. Një gol, Hajdari e ka shënuar edhe në Ligën e Konferencës.
Mediumi zviceran “442.ch” ka shkruar të mërkurën se Hajdari në verë mund të largohet në drejtim të Serie A, për pesë milionë euro.
Për të kanë shprehur interesim Torino, Como dhe Bologna.
Hajdari si futbollist është zhvilluar te të rinjtë e Baselit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Juventusi U19 dhe U23.
Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës.