Albian Hajdari ka qenë shënues i golit që ia ka siguruar Luganos zvicerane pikët e plota në udhëtim te Legia e Varshavës të enjten mbrëma.
Ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Konferencës, Lugano e fitoi me rezultatin 2:1.
Hajdari, i cili e kompletoi ndeshjen, realizoi në minutën e 74-t.
Në tërë ndeshjen te mysafirët luajti edhe portieri i Kosovës, Amir Shaipi, ndërsa Uran Bislimi u zëvendësua në minutën e 88-të.
Jurgen Çelhaka te Legia luajti deri në minutën e 71-të.
Lugano është lartë në tabelë me 12 pikë në pesë ndeshje. Katër fitore e një humbje e ka edhe Legia, por e ka goldallimin më të mirë.