Futboll

Haalandi nënshkruan kontratë afatgjate me Cityn

Haalnd

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka nënshkruar kontratë afatgjate me klubin. 

Kontrata e nënshkruar të premten nga Haaland, e mban atë të lidhur me “qytetarët” deri në vitin 2034. 

Sulmuesi norvegjez iu bashkua Cityt nga Dortmundi në vitin 2022 dhe ka shënuar 111 gola në 126 ndeshje për këtë skuadër. 

Kontrata e mëparshme e Haalandit skadonte në vitin 2027. 

Ai e ka nënshkruar kontratën më të gjatë në Premier League, duke e kaluar atë të Cole Palmerit që në gushtin e vitit të kaluar, kishte nënshkruar për nëntë vjet. 

“Jam shumë i lumtur që e kam nënshkruar kontratën e re dhe tani e kam mundësinë që të kalojë edhe më shumë kohë në këtë klub të madh. Manchester City është klub i veçantë, me plot njerës të shkëlqyer dhe tifozë fantastik. Është ambient nga i cili nxirret më e mira prej të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Haaland për faqen zyrtare të klubit. 

Haalandi është bërë golashënuesi i tretë më i mirë i Manchester Cityt në Premier League me 79 gola. 

Aguero është i pari me 184 gola, kurse Raheem Sterlingu ka 91 gola të realizuar.