Erling Haaland ia ka siguruar fitoren përfaqësueses së Norvegjisë. Norvegjezët të hënën fituan 2:1 me golin e minutës së 80-të të shënuar nga superylli i Manchester Cityt. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma i takoi Grupit 3 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Për Norvegjinë golin e parë e shënoi Felix Horn Myhre në minutën e 9-të, ndërsa shifrat në 1:1 i barazoi Marcel Sabitzer në minutën e 37-të. Por dhjetë minuta pa përfunduar takimi, Haaland shënoi për Norvegjinë golin e fitores 2:1. Norvegjia është në vendin e dytë me katër pikë, kurse Austria mbetet me një pikë.