Futboll

Haaland, vendimtar për fitoren e Cityt

Erling Haaland

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland e ka shënuar golin e 74-t në Premier League. Haaland shënoi gol në minutën e pestë për t’ia siguruar fitoren Cityt me rezultatin 1:0 ndaj Southamptonit. 

Ndeshja u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së nëntë të kampionatit anglez. Për norvegjezin Haaland ky ishte goli i 14-t këtë edicion në të gjitha garat. 

Për Southamptonin kjo ishte disfata e tetë këtë edicion. Ka edhe një barazim. 

City ka shtatë fitore dhe dy barazime. Kampioni në fuqi i Anglisë ka 23 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Southamptoni është i fundit me një pikë.