Kylian Mbappe ka shkëlqyer për të udhëhequr Real Madridin drejt një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Në plejofin e fazës nokaut, kampioni në fuqi e kaloi Manchester Cityn.
Të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, Madridi dominoi plotësisht për fitoren 3:1. Ndeshja e parë në Manchester kishte përfundurar 3:2 në të mirë të madrilenëve.
Që në minutën e katërt francezi Mbappe bëri të qartë se skuadrën e Pep Guardiolas e pret njëra prej mbrëmjeve më të vështira. Ai shënoi gol të bukur me goditje parabolë për 1:0.
Në minutën e 33-të, Mbappe dribloi bukur mbrojtësin Joshko Gvardiol dhe realizoi tjetër gol të bukur për 2:0.
Me rezultatin 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Por situata nuk ndryshoi as në pjesën e dytë.
Skuadra e Carlo Ancelottit dominoi plotësisht, ndërsa për 3:0 Mbappe shënoi në minutën e 61-të. Këtë herë shënoi me goditje të ultë nga distanca.
Fare në fund, në minutën e 92-të, Manchester City realizoi për 3:1. Nico Gonzalez ishte realizator.
Shorti për një të tetën e finales tërhiqet të premten në ora 12:00.
Me shfaqjen e së mërkurës, Madridi sërish është prej favoritëve për të triumfuar në Champions.
Ndërkohë Manchester City vetëm ka konfirmuar krizën e thellë që po e kalon këtë edicion.
"Hat-trick" nga Mbappe, Madridi po e shkatërron Cityn
Real Madridi po e shkatërron Manchester Cityn.
Në minutën e 61-të Kylian Mbappe shënoi supergol për 3:0.
Francezi kështu ka kompletuar “hat-trickun”.
Madridi udhëheq 2:0, kalimi në 1/8 e finales thuajse i siguruar
Real Madridi po udhëheq 2:0 ndaj Manchester Cityt, pas pjesës së parë të ndeshjes në “Santiago Bernabeu”.
Të dy golat i shënoi Kylian Mbappe.
Madridi ka fituar edhe në Manchester, 3:2, dhe është shumë pranë kualifikimit në një të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen mes PSV-së dhe Juventusit nuk janë shënuar gola në pjesën e parë.
Mbappeeeeee, tjetër supergol
Kylian Mbappe nuk ka të ndalur.
Në minutën e 33-të francezi shënoi tjetër gol të bukur për epërsinë 2;0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt.
Video:
Kylian Mbappe sent Gvardiol back to Croatia. 😂 pic.twitter.com/McIr65YBm5
— TC (@totalcristiano) February 19, 2025
Shënon Mbappe, Madridi në epërsi
Kylian Mbappe ka shënuar supergol për epërsinë 1:0 të Real Madridit ndaj Manchester Cityt.
Mbappe shënoi me goditje parabolë, që në minutën e katërt.
Haaland nuk starton te City
Erling Haaland nuk do të startojë te Manchester City në ndeshjen ndaj Real Madridit.
Është ky vendim i trajnerit Pep Guardiola.
Në vend të Haalandit do të startojë Omar Marmoush, që realizoi “hat-trick” në fundjavë.
Ndeshja Madrid – City fillon në ora 21:00.