Prej javësh ka pasur raportime për largimin e Ilkay Gundoganit nga Barcelona. Dhe siç raporton gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romani, Gundogan do të kthehet në Manchester City.
“Gundogan do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2025 me opsionin e vazhdimit”, shkruan Romano të mërkurën. 33-vjeçari të hënën befasoi të gjithë me tërheqjen nga Përfaqësuesja e Gjermanisë. Tani dëshira e tij është të kthehet te City. Gundogan me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Por klubi spanjoll ka marrë vendim ta lë atë t’i bashkohet Cityt si lojtar i lirë. Gundogan iu bashkua Barcelonës nga City në verën e vitit të kaluar. Për Barcelonën në 51 ndeshje ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime. Ai për Cityn ka luajtur 304 ndeshje. Ka shënuar 60 gola.