Real Madridit i ka mjaftuar goli i Arda Gulerit për të vazhduar garën për titull të kampionit në Spanjë.
Guler shënoi golin e vetëm për Realin në ndeshjen të cilën e fitoi ndaj Getafes të mërkurën mbrëma.
Guler shënoi në minutën e 21-të për t’ia siguruar fitoren Realit në xhiron e 33-të të La Ligas spanjolle.
Reali zë vendin e dytë me 72 pikë. Është katër pikë prapa lideres Barcelonës.
Getafe është në vendin e 12-të me 39 pikë.
Kanë mbetur edhe pesë ndeshjet deri në fund të kampionatit.