Mesfushori turk i Real Madridit, Arda Guler, në edicionin aktual në La Liga ka luajtur vetëm 644 minuta.
Pavarësisht minutazhës jo të madhe, trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka besim në cilësitë e Gulerit.
20-vjeçari është shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Turqisë.
Guleri realizoi gol të dielën mbrëma në fitoren 3:0 të Turqisë ndaj Hungarisë në ndeshjen që i takoi plejofit të Ligës së Kombeve.
Guleri gjatë një interviste për “Marca” u shpreh se është i bindur që do të ketë sukses edhe te Reali.
“Jam i sigurt se do të kem sukses në Madrid. Punoj shumë dhe jam gjithmonë i gatshëm të luaj. I dua tifozët e Realit dhe mbështetja e tyre është shumë e vlefshme për mua. Unë u jam shumë mirënjohës. Erdha në Real Madrid për të luajtur dhe që të jem një pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Dhe nuk do të ndalem duke punuar derisa ta arrij këtë”, ka thënë Guler.
Ish-futbollisti i Fenerbahçes, Guler, me klubin mbretëror ka kontratë deri në verën e vitit 2029.