Mesfushori francez i Lazios, Matteo Guendouzi, mund të mungojë të shtunën në ndeshjen ndaj Juventusit në Serie A, për shkak të lëndimit të këmbës.
Ai u lëndua në fitoren e Francës 2:1 ndaj Belgijkës të hënën në mbrëmje, në ndeshjen që i takoi Grupit A2 të Ligës së Kombeve dhe u zëvendësua në minutën e 73-t.ë
25-vjeçari e ka një gol të shënuar në tetë paraqitje në të gjitha garat me Lazion.
Guendouzi po ashtu shënoi gol në fitoren 4:1 të Francës ndaj Izraelit në javën e kaluar.