Për shkak të dashurisë së madhe ndaj Barcelonës, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, nuk do të kishte dashur që të përballej kurrë me klubin spanjoll.
Guardiola të hënën është shprehur se Barcelona është klubi i tij i zemrës.
“Unë nuk dua të përballem kurrë me Barçën. Dashuria që kam për Barçën më shkatërron mua. Isha me fat që isha pjesë e saj. Barcelona është klubi i zemrës time”, ka thënë Guardiola, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.
53-vjeçari Guardiola ka qenë trajner i gjigantit spanjoll nga viti 2008 deri në vitin 2012. Ai ka udhëhequr edhe ekipin e dytë të Barcelonës në edicionin 2007/2008.
Guardiola është zhvilluar edhe si futbollist te Barça.