Pep Guardiola beson se ai dhe lojtarët e Manchester Cityt nuk meritojnë të pranojnë bonus nëse e fitojnë Kupën e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FIFA këtë javë njoftoi për çmimin që i takon fituesit të turneut që nis më 14 qershor e mbaron më 13 korrik.
City është në atë garë për ta fituar çmimin prej 100 milionë dollarëve.
“Ne nuk meritojmë bonus këtë sezon. Nëse fitojmë, nuk e di se sa mund të na takojnë neve, ato janë për klubin. Trajneri, stafi, lojtarët – nuk meritojmë asgjë. Nuk meritojmë as orë”, ka thënë Guardiola duke buzëqershur.
City është eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Premier League ka 48 pikë në vendin e pestë.
Është ende në garë për të triumfuar në Kupën FA. Në çerekfinale luan ndaj Bournemouthit.