Manchester City është duke u përballur me 115 akuza të ngritura nga Premier League. City është duke u akuzuar për shkelje të rregullave financiare në periudhën prej vitit 2009 deri në vitin 2018.
Premier League i ka ngritur akuzat në shkurt të vitit 2023 dhe seancat dëgjimore pritet të fillojnë të hënën.
Të premten, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, është shprehur se mbështet drejtuesit e klubit anglez për mbrojtjen lidhur me akuzat.
“Jam i lumtur që seanca nis të hënën dhe e di që do të ketë më shumë thashetheme. Ne do të shohim. Unë e di se çfarë presin njerëzit. E di atë që kam lexuar për shumë e shumë vjet. Të gjithë janë të pafajshëm, derisa të vërtetohet fajësia”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp.
Procesi do të zgjasë të paktën dy muaj dhe vendimi nuk pritet të merret deri në vitin 2025. Në rast se shpalljet fajtor, City rrezikon marrje të shumë pikëve apo edhe përjashtim nga Premier League.