Sulmuesi Brajan Gruda e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në Premier League.
Gruda kontribuoi me asistim të shtunën në fitoren e Brightonit.
Brightoni në kuadër të xhiros së 26-të e mposhti në udhëtim Southamptonin me rezultatin e thellë 4:0.
Gruda asistoi te goli i katërt që e shënoi Jack Hinshelwood në minutën e 82-të.
Ai në lojë u inkuadrua në minutën e 82-të.
20-vjeçari Gruda në 14 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar edhe më një asistim tjetër.
Brightoni ka 40 pikë në vendin e tetë.
Southamptoni është në pozitën e fundit me nëntë pikë dhe me shumë gjasa në edicionin e ardhshëm do të bëjë gara në “Championship” që është kategoria e dytë e futbollit anglez.