Futbollisti shqiptar Brajan Gruda ka thënë se është gati ta bëj hapin e madh në karrierë. “Absolutisht”, ka thënë Gruda të enjten për gazetën e madhe gjermane “Bild.
Ai ka shtuar se çdo fëmijë ëndërron të luajë një ditë në Bayern Muenchen.
“Çdo fëmijë ëndërron të luajë për Bayernin. Unë nuk jam i stresuar. Unë i besoj menaxherit tim 100 për qind. Gjithçka do të funksionojë. Do të doja të bëja hapin tjetër. Dhe mendoj se jam gati”, ka theksuar Gruda.
Futbollisti i Mainzit u largua të mërkurën nga kampi përgatitor i Gjermanisë për shkak të lëndimit muskulor. Gruda ishte nga dita e parë në përgatitje me Gjermaninë. Shihej si potencial për t’u përfshirë në ekipin e Gjermanisë për “Euro 2024”.
Por lëndimi ka bërë që Gruda të largohet para kohe nga kampi gjerman. 19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë. Ai me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro. Gruda ka luajtur shtatë ndeshje për Shpresat e Gjermanisë në shtatë paraqitje.