Mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, ka realizuar tjetër gol në Kazakistan. Gripshi dhe Astana të mërkurën e fituan 3:2 ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të në shtëpi ndaj Atyraut.
22-vjeçari që pati lojë të mirë, shënoi në minutën e 84-t nga penalltia për 2:1.
Ishte goli i pestë në kampionat në dhjetë ndeshje të luajtura, ndërsa ka edhe dy asistime.
Ai u zvëendësua në minutën e 89-të. Astana është e para në tabelë me 43 pikë në 22 ndeshje të luajtura.