Futboll

Gripshi luan në disfatën nga Chelsea

Nazmi Gripshi

Chelsea ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim tek Astana e Kazakistanit, në ndeshjen në të cilën u aktivizua edhe mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi.

Me fitore të enjten mbrëma, Chelsea ka siguruar avancimin në fazën nokaut të Ligës së Konferencës, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.

Chelsea pas pesë ndeshjeve ka po aq fitore në vendin e parë.

Ndeshjen e fundit e luan më 19 dhjetor ndaj Shamrock Rovers të Irlandës.

Sulmuesi Marc Guiu i shënoi dy golat e parë për Chelsean, ndërsa për 3:0 realizoi Renato Veiga.

Golin e vetëm për Astanan e shënoi Marin Tomashov. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e parë.

Gripshi luajti nga minuta e 88-të.