Futboll

Gripshi largohet nga Ballkani

Nazmi Gripshi

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Klubi suharekas të martën njoftoi se është ndarë me futbollistin Nazmi Gripshi.

Kontrata e durrëaskut ka përfunduar dhe nuk ka marrëveshje tjetër.

Gripshi është shquar në repartin ofanziv të Ballkanit. Shumë prej golave janë shënuar falë kontributit të tij. Ai ishte paraqitur me sukses edhe në skenën evropiane.

Ishte transferuar në Suharekë në vitin 2020 nga Skënderbeu.

Nga Ballkani tashmë janë larguar një pjesë e mirë e lojtarëve që ishin bartës në tri vjetët e fundit.