Greqia e mposhti Finlandën me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës së Kombeve. Ndeshja e së dielës në Helsinki u vendos në minutat e parë të pjesës së dytë.
Anastasios Bakasetas shënoi në minutën e 52-të e Christos Tzolis shënoi golin tjetër në minutën e 56-të.
Greqia e përfundoi garimin në vendin e dytë të Grupit 2 të Ligës B të Ligës së Kombeve. I mblodhi 15 pikë, sa edhe Anglia që e fitoi grupin dhe u kthye në Ligën A.
Grekët do të paraqiten në plejof. Finlanda i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet dhe bie në Ligën C.