Përfaqësuesja e Greqisë edhe pse e humbi ndeshjen e parë ndaj Skocisë me rezultatin 1:0, e ka fituar ndeshjen e kthimit dhe ka avancuar në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Greqia të dielën mbrëma e mposhti Skocinë me rezultatin 3:1 për inkuadrimin në Ligën A.
Giannis Konstantelias e shënoi golin e parë në minutën e 20-të.
Goli i dytë u shënua nga Konstantinos Karetsas në minutën e 42-të.
Christos Tzolis e realizoi golin përfundimtar në minutën e 46-të.
Greqia kishte përfunduar prapa Anglisë në Grupin B2, kurse Skocia ishte e treta në Grupin Ai, prapa Kroacisë dhe Portugalisë.