Sulmuesi Mason Greenwood ka shënuar dy gola në debutim me skuadrën e madhe franceze, Marseille.
Marseille të shtunën e mposhti thellë Brestin me rezultatin 5:1, në ndeshjen e xhiros së parë të elitës franceze të futbollit.
Greenwood e realizoi golin e parë për Marseillen në minutën e tretë të ndeshjes. Anglezi golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje për klubin francez e realizoi nga penalltia në minutën e 32-të. Për Marseillen dy gola i shënoi edhe braziliani Luis Henrique. 22-vjeçari e realizoi golin e dytë dhe të katërt në minutën e 32-të dhe 48-të. Elye Wahi e shënoi golin e fundit në ndeshje në minutën e 69-të.
Për trajnerin e ri të Marseillet, Roberto De Zerbi, ishte fitorja e parë në krye të klubit francez.