Grasshopperi ka transferuar pesë lojtarë në fazën finale të afatit kalimtar veror, ndërsa i ka larguar katër nga skuadra seniore.
Në mesin e tyre është edhe Florian Hoxha, mbrojtësi i krahut të majtë, ka shkruar “Blick” të shtunën.
23-vjeçari ka zhvilluar pesë paraqitje me Kosovën U21.
Hoxha ishte vlerësuar shumë te Grasshopperi i elitës zvicerane të futbollit, por tani do të vazhdojë të luajë me grupmoshën U21 të kësaj skuadre.
Ky vendim, sipas “Blickut”, ka qenë i çuditshëm, pasi Grasshopperi e kishte vlerësuar lartë talentin e Hoxhës.
“Jemi të lumtur që me Florianin, talentin që vjen nga grupmoshat e reja, do të jemi së bashku edhe dy vite tjera”, kishte thënë më herët drejtori sportiv Stephan Schwarz, kur Hoxhës i ishte vazhduar kontrata.