Presidenti i Bayer Leverkusenit, Fernando Carro, ka thënë se Granit Xhaka nuk është në shitje. Ai ka theksuar se janë të kënaqur me kapitenin e Zvicrës.
Reagimi i presidentit të Leverkusenit vjen pas raportimeve se Xhaka mund të largohet gjatë verës për t’iu bashkuar skuadrës turke Galatasaray.
“Ne jemi shumë të lumtur me të. Ne nuk planifikojmë të heqim dorë nga ai”, ka thënë Carro, shkruan “Blick”.
Xhaka 32-vjeçar është lider i Leverkusenit. Mesfushori kosovar me Leverkusenin ka fituar titullin e kampionit dhe Kupën gjermane. Edicionin e kaluar, Leverkuseni humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Mesfushori Xhaka në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka asistuar shtatë herë në 30 ndeshje në Bundesligë. Leverkuseni është në garë me Bayern Munchenin për titull të kampionit. Por ka mbetur me gjasa fare të vogla.