Futboll

Gorosito e kritikon Guardiolën për mënyrën e lojës

Nestor Gorosito

Trajneri argjentinas, Nestor Gorosito, e ka kritikuar mënyrën se si luajnë skuadrat e Pep Guardiolës. Gorosito të premten është shprehur se loja që bën Guardiola është aplikuar edhe para 70 vjetëve. 
“River Plate ka luajtur në të njëjtën mënyrë siç luajnë ekipet e Pep Guardiolës tani. Ishte 70-80 vjet më parë Riveri luajti në atë mënyrë. Nuk është diçka e re. Është gënjeshtër që është e re. Independiente e Boca luajtën kështu gjithashtu”, u shpreh Gorosito. 

60-vjeçari ndër të tjera ka theksuar se udhëheqja e një ekipi në Argjentinë është më e vështirë se në ndonjë klub në Evropë.

“Do të doja që të gjithë trajnerët e shkëlqyer në Evropë të vinin këtu, sepse dy minuta para ndeshjes nuk e dini nëse një lojtar është i autorizuar për të luajtur. Le të vijë Guardiola të udhëheqë skuadër këtu, le ta provojë këtu për të parë nëse është aq e lehtë sa atje”, ka thënë Gorosito.