Futboll

Goli i Zenelit nuk mjafton

Arber Zeneli

(21:10) - Arbër Zeneli ka shënuar një gol të martën mbrëma. Por goli i realizuar në minutën e nëntë nuk i ka mjaftuar ekipit të Zenelit. Elfsborgu humbi nga Malmo me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit suedez.

Zeneli u largua në minutën e 83-të, derisa në vend të tij u inkuadrua vëllai i vogël, Besforti.

29-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka asistuar dy herë në 12 ndeshje.


Zeneli shënon gol për Elfsborgun

Sulmuesi i Kosovës Arbër Zeneli ka realizuar gol për skuadrën e Elfsborgut në takim ndaj Malmos të martën. 

Zeneli golin e ka shënuar në minutën e nëntë. 

Për Zenelin ky është goli i tretë ndërsa ka kontribuar edhe me tre asistime këtë edicion.

Aktualisht, Elfsborgu është duke fituar 1:0 ndaj Malmos në kuadër të xhiros së 17-të të elitës së futbollit suedez.

VIDEO: