Futboll

Goli i Shabanhaxhajt nuk i mjafton Rubin Kazanit

Dardan Shabanhaxhaj

Dardan Shabanhaxhaj e shënoi golin e epërsisë për Rubin Kazanin në minutën e dhjetë.

Por goli i tij nuk mjaftoi, pasi Rubin Kazani pësoi më pas dy gola për ta humbur ndeshjen nga Akhmat Grozny me rezultatin 2:1.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën mbrëma dhe i takoi javës së 19-të të elitës së futbollit rus.

Shabanhaxhaj u paraqit deri në minutën e 82-të dhe u zëvendësua me Marvin Çunin.

Ndeshjen te Rubin Kazani e kompletoi Mirlind Daku.

Ndërsa tek Akhmat Grozny mungoi Bernard Berisha për shkak të lëndimit.

23-vjeçari Shabanhaxhaj në 19 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime.

Rubin Kazani ka 26 pikë në pozitën e tetë kurse Akhmat Grozny ka dhjetë pikë më pak dhe zë vendin e 14-të.