Futboll

Goli i Selmanit nuk mjafton, Dinamo e rrezikon rënien

Astrit Selmani, Dinamo Bukureshti

Astrit Selmani, Dinamo Bukureshti

Sulmuesi i Kosovës, Astrit Selmani ka shënuar gol në humbjen e Dinamo Bukureshtit ndaj Botosanit me rezultatin 2:1. Selmani realizoi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Dinamo dhe Botosani po luftojnë për mbijetesë në elitën e futbollit rumun.

Autogoli i mbrojtësit Gabriel Moura në minutën e 12-të dhe goli i mesfushorit Sebastian Mailat në fund të ndeshjes ia siguruan fitoren Botosanit. Selmanit në minutën e 37-të iu anulua gol për pozitë jashtë loje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 72-të. Për Botosanin luajti në qendër të mbrojtjes Rijad Sadiku.

Me humbjen e pësuar, Dinamo Bukureshti ka rënë në pozitën e 15-të me 20 pikë, pozitë që nuk siguron qëndrimin në Superligën e Rumanisë. Botosani është në vend të 13-të me 21 pikë.