Futboll

Goli i Lekajt nuk i mjafton Winterthurit

Granit Lekaj

Winterthuri humbi 3:1 në shtëpi, të dielën nga Sioni. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të të elitës së Zvicrës në futboll.

Kapiteni i Winterthurit, Granit Lekaj, shënoi nga penalltia në minutën e 54-t për 1:1. Por Sioni më pas i realizoi dy gola për fitore.

Lekaj e kompletoi ndeshjen në qendër të mbrojtjes. Labinot Bajrami luajti prej minutës së 72-të te Winterthuri.

Winterthuri është vetëm i parafundit me 12 pikë.