Futboll

Goli i Krasniqit nuk mjafton, tjetër humbje për Rapid Bukureshtin

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi shënoi gol në minutën e 16-të, por Rapid Bukureshti megjithatë pësoi humbje.

Të dielën mbrëma në kuadër të xhiros së tetë të fazës ku luftohet për titull në Rumani, Rapidi humbi 3:2 nga Cluji, ish-skuadra e Krasniqit.

Krasniqi e Albion Rrahmani startuan te Rapidi. Rrahmani e kompletoi ndeshjen kurse Krasniqi u zëvendësua në minutën e 80-të. Florent Hasani qëndroi në stol. Rrahmani në minutën e 72-tw humbi penallti. Gjuajtjen e tij e priti portieri i Clujit.

Te Cluji fare në fund u aktivizua Arlind Ajeti.

Krasniqi ka gjashtë gola e tri asistime në 15 paraqitje për Rapidin.

Kjo skuadër pësoi rënie të madhe në fazën finale të kampionatit.

Ka shtatë humbje e vetëm një barazim. Rapidi është i fundit, përkatësisht i gjashti me 29 pikë. Llogariten edhe pikët nga pjesa e rregullt e kampionatit. Deri në fund kanë mbetur edhe dy xhiro. Cluji është i dyti me 40 pikë. Titullin e ka siguruar FCSB.