Muharrem Jashari ka shënuar një gol të enjten në Ukrainë. Por goli i tij me asistim të futbollistit shqiptar Ajdi Dajko, nuk i ka mjaftuar LNZ Cherkasyt. Ekipi i Jasharit, Dajkos dhe Hajdin Salihut humbi nga Dynamo Kievi me rezultat 2:1. Ndeshja Cherkasy – Dynamo Kiev i takoi xhiros së 20-të të elitës së futbollit ukrainas.
Jashari u zëvendësua në minutë ne 88-të, kurse Dajko kompletoi takimin. Salihu mbeti në bankën e rezervistëve.
Jashari 27-vjeçar ka shënuar pesë gola, ndërsa ka edhe pesë asistime në 19 ndeshje në premier Liga të Ukrainës.
Cherkasy është në vendin e dhjetë me 22 pikë, kurse Dynamo Kievi në vendin e parë me 50 pikë.