Futboll

Goli i Bislimit nuk mjafton, fiton Fenerbahçe

Uran Bislimi

(22:25) - Uran Bislimi ka shënuar gol për Luganon në ndeshjen kundër Fenerbahçes. Ai shënoi golin e barazimit 2:2 në ndeshjen kundër skuadrës turke. Bislimi realizoi në minutën e 64-t të ndeshjes së parë kualifikuese të raundit të dytë të Ligës Kampionëve. Por në fund Fenerbahçe e fitoi 4:3 ndeshjen e luajtur në Zvicër.

Tre gola për Fenerin i ka shënuar Edin Xheko. Golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e 45-të, kurse me të filluar pjesa e dytë, saktësisht në minutën e 46-të shënoi golin e dytë. “Hat-trickun” e kompletoi në minutën e 67-të, derisa golin e katërt për Fenerin e shënoi Ferdi Kadioglu në minutën e 74-t.

Bislimi luajti deri në minutën e 72-të. Amir Shaipi kompletoi ndeshjen në portë. Albian Hajdari mbeti në stol. 

Ndeshja kthyese luhet javën e ardhshme në Stamboll. Fenerbahçe udhëhiqet nga trajneri portugez, Jose Mourinho.


Bislimi shënon gol ndaj Fenerbahçes

(22:00) - Uran Bislimi ka shënuar gol për Luganon në ndeshjen kundër Fenerbahçes. Ai shënoi golin e barazimit 2:2 në ndeshjen kundër skuadrës turke.

Bislimi realizoi në minutën e 64-t të ndeshjes së parë kualifikuese të raundit të dytë të Ligës Kampionëve.

Fenerbahçe është duke fituar 3:2. Tre golat për Fenerin i ka shënuar Edin Xheko. Aktualisht po luhet minuta e 68-të.

 

 


Mourinho e nis keq me Fenerbahçen, pëson gol pas tetë minutave

(20:43) - Trajneri portugez Jose Mourinho e ka nisur keq aventurën e tij te skuadra turke, Fenerbahçe. Ekipi turk ka pësuar gol nga skuadra elitare e Zvicrës, Lugano, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Lugano shënoi gol në minutën e tetë.

Titullar te Lugano është Uran Bislimi, kurse Albian Hajdari është në stol.