Futboll

Goli i Bajramit nuk mjafton

Labinot Bajrami

Labinot Bajrami ka shënuar një gol për Winterthurin të dielën.

Por goli i shënuar nga Bajrami në minutën e 47-të, nuk i ka mjaftuar Winterthurit që pësoi disfatë të thellë 4:1 nga kampioni, Young Boys. Bajrami u largua nga fusha në minutën e 75-të.

Granit Lekaj kompletoi takimin, kurse për Kastriot Imerin nuk pati minuta tek Young Boysi.